Danimarkë/ Rriten rastet me Covid-19, qeveria mbyll baret pas mesnatës

07/09/2020 16:53

Një rritje shqetësuese në rastet e COVID-19 ka detyruar qeverinë daneze të pakësojë numrin e personave të lejuar në tubimet publike në Kopenhagën dhe 16 komuna përreth saj.

“Rritja e rasteve është shqetësuese dhe Danimarka po shkon në drejtimin e gabuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

“Baret dhe restorantet do të mbyllen në mesnatë, në vend të orës 2 të mëngjesit dhe masat do të jenë në fuqi deri më 22 shtator”, shtoi ai.

Danimarka regjistroi sot 230 raste të reja në 24 orët e fundit, hera e parë që nga fundi i prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA