Sonte në Top Channel në emisionin Open, i ftuari i parë  është presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

I pyetur për marrëveshjen që Kosova nënshkruajti me Serbinë, Thaçi tha se ai gjithmonë ka dashur që marrëveshjen ta udhëheqë SHBA.

“Ju e dini që unë gjithmonë kam kërkuar që marrëveshja të udhëhiqet nga SHBA. Unë mendoj se aty ku fiton Amerika, fiton Kosova, fiton kombi shqiptar”- tha  Thaçi.

A do ta nënshkruanit një marrëveshje të tillë?- e pyeti Eni Vasili.

Po, marrëveshja që unë kam pasur më herët ka qenë e njëjtë. Ka qenë e njëjtë 95%”- tha presidenti.

A ishte njohja e Kosovës në atë marrëveshje- e pyeti Eni Vasili.

“Po, në atë marrëveshje kishte pikë për njohjen e Kosovës”- shtoi Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA