Rrugëtimi i Çun Lajçit/ Aktori nga Kosova në Tiranë për të promovuar librin e tij, merr Kullën e Sahatit 

06/09/2020 15:23

Pas rrugëtimit nëpër qytetet e Kosovës, aktori i njohur Çun Lajçi ndodhet në Shqipëri për të promovuar librin e Tij. Atë e priti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri,do ishte një bekim i madh”

“Të falenderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, – kësaj s’guxojmë t’i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falenderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën”

Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi simbolikisht Artistit të njohur Kullën e Sahatit të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA