Organizoi dasma edhe pas dy gjobave, arrestohet pronari i një lokali në Durrës

06/09/2020 09:46
Ilustrim

Durrës – Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se në mënyrë të përsëritur ka thyer protokollet e sigurisë duke organizuar dasmë, si dhe  kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

Sipas policisë, S.P., 52 vjeç, banues në Durrës,  ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Njoftimi i policisë:

Shkeli në mënyrë të përsëritur protokollet e sigurisë duke organizuar dasëm, si dhe  kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

52-vjecari ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe  me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA