Një tjetër rrugë në Tiranë me rrjet të ri ujësjellësi
06/09/2020 10:17
Një tjetër investim i rëndësishëm në rrjet është bërë nga Ujësjellës Kanalizime në Tiranë. Këtë herë në rrugën në Rrugën “Hasan Vathi” në Kodër -Kamzë.
Falë këtij investimit është përmirësuar ndjeshëm furnizimi dhe cilësia e ujit të pijshëm për të gjithë banorët e Kodër-Kamzës, të cilët shpëtojnë një herë e mirë nga ky problem.
Punonjësit e terrenit punojnë çdo ditë për t’u ardhur në ndihmë banorëve si në qendër të Tiranës ashtu edhe në periferi të saj, për të mos u lënë asnjë vend pa u vënë dorë.
Kodër-Kamza është një zonë që po zhvillohet dita ditës, sidomos së fundmi me investimet e reja të Bashkisë së Tiranës, që i kanë shtuar asaj vlerën.
Top Channel