Krimi makabër në Malin me Gropa/ Sot jepet masa e sigurisë, babë e birë mohojnë vrasjen e 23-vjeçares

06/09/2020 12:19

Faik dhe Shkëlzen Buci ditën e sotme do njihen me masën e sigurisë për akuzën që rëndon ndaj tyre si vrasës  të 23-vjeçares Eglantina Buci.

Paraprakisht Top Channel mëson se babai i viktimës, Faiku dhe vëllai i saj Shkëlzen Buci nuk e kanë pranuar krimin makabër të ndodhur 8 vite më parë.

Ka qenë rrëfimi  i një miku të Shkëlzen Bucit, të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, që ka riaktivizuar hetimin dhe më pas në zbulimin e vrasjes të ndodhur në vitin 2012.

Në vitin 2017, teksa ishte arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ai i ka thënë hetuesve se kishte shoqëruar në mjet Shkelzen Bucin dhe të motrën drejt Malit me Gropa. Gjatë rrugës motër e vëlla kishin debatuar dhe ai kishte dyshime se e reja ishte vrarë.

Faik Buci u arrestua të premten, bazuar një mase sigurie “arrest në burg” në mungesë, ndërsa djalit të tij, Shkëlzen Buci, masa iu komunikua në burg, ku ai po vuan një dënim me 13 vite burg për akuzën e tentativës së vrasjes, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA