Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14º në 27ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 33ºC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA