Partia Demokratike i vijojë denoncimet e problemeve të të prekurve nga tërmeti në Kurbim edhe këtë të diel duke e ilustruar me historinë e Eduart Hysës nga Shpërdheti i Kurbinit.
Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.
Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?
Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.
Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?
Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.
Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?
Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.
Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?
Qytetari: Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.
Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?
Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.
Eduart Hysa i tregoi kreut të FRPD Belind Këllici se nuk është trajtuar me bonus dhe se e vetmja e ardhur është shuma prej 100 mijë lekë të vjetra pension invaliditeti.
Top Channel