Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me diasporën shqiptare në Stuttgart të Gjermanisë, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimin dhe integrimin pa asimilim të shqiptarëve jashtë atdheut.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se në takimin me ekspertët e fushave të ndryshme morën pjesë edhe ish-ministrat Besnik Bislimi, e Arben Vitia.

“Intelektualë, profesionistë dhe ndërmarrës shqiptarë në Gjermani japin një kontribut të përditshëm në shoqërinë gjermane dhe mbledhin përvoja të rëndësishme që mund e do të na shërbejnë për arritje e përparim në vendin tonë. Nga luftimi i pandemisë te sigurimet shëndetësore, nga siguria e investimeve te ligjet mbi financat, nga mësimi i shqipes te diplomacia kulturore, u trajtuan gjerë e gjatë. Ruajtja dhe kultivimi i vlerave tona kombëtare është obligim i yni i përbashkët. Në këto takime u konfirmua pesha dhe roli i mërgatës sonë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Në Stuttgart të Gjermanisë pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë tanë. i falënderova që i janë përgjigjur ftesës sime për të bashkëbiseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit e bashkëveprimit, për zhvillimin e demokratizimin e Kosovës, për integrimin pa asimilim të shqiptarëve jashtë atdheut. Mërgata jonë janë ura jonë me Bashkimin Evropian për investime dhe progres. Në takimin me ekspertët e fushave të ndryshme e kyçëm virtualisht edhe Besnik Bislimin, në takimin me mjekët dhe specialistët shëndetësorë e kyçëm Arben Vitinë, kurse në takimin me shoqatat kulturore shqiptare e kyçëm Liza Gashin. Një takim të veçantë pata edhe me biznesmenë shqiptarë e një tjetër me kryesinë e VETËVENDOSJE!-s e aktivistë të tjerë.Diskutimet ishin të frytshme, idetë e propozimet e shpalosura gjithsesi të vlefshme, sidomos tani që po përpilojmë programin dhe planin e Qeverisjes Alternative.Intelektualë, profesionistë dhe ndërmarrës shqiptarë në Gjermani japin një kontribut të përditshëm në shoqërinë gjermane dhe mbledhin përvoja të rëndësishme që mund e do të na shërbejnë për arritje e përparim në vendin tonë. Nga luftimi i pandemisë te sigurimet shëndetësore, nga siguria e investimeve te ligjet mbi financat, nga mësimi i shqipes te diplomacia kulturore, u trajtuan gjerë e gjatë.Ruajtja dhe kultivimi i vlerave tona kombëtare është obligim i yni i përbashkët. Në keto takime u konfirmua pesha dhe roli i mërgatës sonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA