Me fjalët e Nënë Terezës, dhe një video nga momenti i saj në Shqipëri, por dhe veprat bamirëse, kryeministri Edi Rama, ka kujtuar ditën e Shenjtërimit të saj.

“Mirëmëngjes dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme, për herë të parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog u prezantua në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016 në Vatikan), letra e saj në origjinal e shkruar me disa fragmente në gjuhën amtare, dërguar Presidentit të kohës, Ramiz Alia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA