Suksesi i Kombëtares në Minsk dhe fitorja në Austri/ Rama dhe Yuri Kim bëjnë tifo: E bukur fitorja mbrëmë!

05/09/2020 13:25

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një fitore të bukur dy ndeshjet e djeshme, ku Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë por dhe faktin se Kuqezinjtë e vegjël kanë marrë një fitore të madhe teksa kanë mposhtur austriakët në udhëtim me rezultat të thellë 1-5.

“E bukur fitorja mbrëmë në Minsk dhe të merituara lëvdatat për djemtë e Eddy Rejas, por e bukur shumë edhe fitorja e Shpresave Kuqezi në Austri???
Superbravo??Respekt”, shkruan Rama.

Ndërkohë duket se Rama nuk ishte i vetmi tifoz dje, pasi edhe ambasadorja Yuri Kim ka uruara kombëtaren për fitoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA