Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Laç.

Mësohet se janë përplasur një automjet dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar. Top Channel mëson se bëhet fjalë për të ndjerin Pashk Perkola.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore.

Kurbin/Informacion paraprak

Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA