Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, kanë goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe kanë arrestuar një person.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, organizuan punën për lokalizmin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta e profeisonale u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 26 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 26-vjeçarit në lagjen nr. 1 dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel