“I varrosëm në tokë ose i hodhëm në det”/ Mesazhi i fortë i Erdogan (por nuk përmend Greqinë): Shpresoj të mos e pësoni si…

05/09/2020 10:19

Presidenti i Turqisë, Erdogan  ka ndërhyrë në një fjalim të ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke u shprehur përmes telefonit të tij se armiqtë e Turqisë do ta pësonin keq, por nuk përmendi për asnjë moment me emër Greqinë.

“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ose në tokë ose i hodhi në det,”, tha Erdogan ndër të tjera në mesazhin e tij.

Sipas medias turke Hurriyet, presidenti i Turqisë nuk mundi të ishte prezent në ceremoninë e të diplomuarve të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare Turke, prandaj ndërhyri duke telefonuar ministrin e tij.

“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ata ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që ata të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim sot.“-tha më tej Erdogan.

Burimi: https://www.msb.gov.tr/SlaytHaber/492020-80673

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA