Shtohen rastet, Covid-i prek strukturat e policisë në Lezhë
04/09/2020 12:43
Janë evidentuar 3 raste të reja me koronavirus në qytetin e Lezhës
Gazetarja e Top Channel, Kristiana Pemaj raporton për Top Channel se Zëvendës drejtoi i rendit, shefi i komisariatit të Lezhës dhe shefi i postës së policisë në Shëngjin kanë rezultuar pozitiv.
Menjëherë është kryer karantimi i të infektuarve me Covid-19, si dhe personave të cilët punojnë pranë tyre.
Shqipëria vijon me shifra të lart infektimesh si pasojë e Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi 116 raste të reja dhe 5 humbje jete.
Top Channel