Reagimi i Netanyahu-t për njohjen e Kosovës, Thaçi: Mirëpres njoftimin e kryeministrit izraelit

04/09/2020 20:00

Pas deklaratës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu-t, mbi marrëveshjen për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre dy vendeve u vendosën marrëdhënie diplomatike ka reaguar Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi shkruan:

“Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit izraelit @netanyahu në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur #Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në # Jeruzalem”.

Nga ana tjetër, Netanyahu u shpreh se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jeruzalem”.

“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai.

Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Top Channel