“Për njohjen reciproke flasim në Bruksel”/ Hoti: Jemi një hap më pranë marrëveshjes politike

04/09/2020 18:58

Marrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme.

Sipas Hotit, kjo marrëveshje çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke. Po kështu ai theksoi se kjo nuk është marrëveshja finale Kosovë- Serbi, si dhe zbuloi se me Vuçiçin është diskutuar edhe në SHBA për marrëveshje politike.

“Jemi një hap më pranë një marrëveshjeje politike. Kjo nuk është marrëveshje finale, por është marrëveshje shumë e rëndësishme. Me Vuçiçin kemi diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare”.

Top Channel