Në Uashigton nën praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë për tu nënshkruar marrëveshje.

Por sot kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka deklaruar se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojnë nëpërmjet Kuvendit.

Për çka kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i është drejtuar kryeparlamentares, Vjosa Osmani, lidhur me deklaratat e bëra se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojnë në Kuvend.

“Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kaloj në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë; “Marrëveshja duhet të kalojë në kuvend”.

Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kaloj në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike!

Kosova nuk mundet më kështu! Kosovës i nevojitet marrëveshja!! Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon!!

Top Channel