Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Meta: Një hap i rëndësishëm, në funksion të paqes e stabilitetit

04/09/2020 18:53

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, bashkëngjitur një fotografie nga Shtëpia e Bardhë, Meta shkruan:

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump. Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, shkroi ai në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA