Libraritë të cilat shpërndajnë tekstet shkollore janë të mbingarkuara me kërkesat e prindërve që duan libra për fëmijët e tyre në arsimin fillor.
Që javën e kaluar prindërit janë drejtuar te ne për librat e klasave të dyta, 3, 4 e të 5 kryesisht edhe pse ne u themi që janë falas në shkolla. Ata nuk i duan të përdorura. Sidomos matematikën e gjuhën shqipe.
-Ishit të përgatitur për këtë fluks?
Jo nuk ishim të përgatitur.
Megjithëse ministria e arsimit deklaroi se 250 mijë fëmijë nga klasa e parë deri në të 7 përfitojnë këtë vit shkollor tekste falas duke pasur në këtë mënyrë më pak shpenzime për vitin shkollor, në realitet kostot e jo të gjitha familjeve janë ulur pasi librat falas të përdorura sipas prindërve nuk vlejnë.
Po blej të reja, s’mund të mësoj fëmija me to është në klasë të dytë.
“Nuk fshihen as me laps. Ndaj po i ble të reja”.
Bjorni i cili fillon klasën e 3 në shkollën 9 vjecare Fan Noli , edhe pse ka marr librat falas , i pakënaqur me to, po blen libra të rinj.
“Doja libra të tjerë se ato ishin të zhgarravitura”.
Kristi Gongo
Top Channel