Foto ilustruese

Kukës- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës ditën e djeshme ku një 19-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Trupi i viktimës S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje është arritur të nxirret ditën e sotme,  vetëm pas ndërhyrjes së polumbarëve të RENEA-s në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA