Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, reagon Thaçi: Tani e tutje…

04/09/2020 18:03

Fill pasi Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizim ekonomik ka reaguar Hashim Thaçi.

Në një postim në Twitter, Thaçi shkruan:

“Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Uashington. Mirënjohës ndaj Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump-it dhe Richard Grenell-it për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lajmin e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, shkroi ai në Twitter.

Top Channel