“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Haradinaj shkroi se është i lumtur që shqetësimet në pikën kontestuese për Ujmanin kanë reflektuar në marrëveshjen e nënshkruar.
“E përshëndes marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë! Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar. Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet! Faleminderit President Trump! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Haradinaj.
Top Channel