“Asnjë tradhti burra!”/ Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Rama: Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal

04/09/2020 18:41

Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjes së Kosovës nga Izraeli, ku në mesin e këtyre dy vendeve u vendosën marrëdhënie diplomatike ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes tre postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Rama shkruan:

“ASNJË TRADHTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin evropian të shteteve tona ?? ?? ?? Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike. Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, shkroi ai në Twitter.

Top Channel