Tepelenë – Tre persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë R. M., 32 vjeç, I. A., 62 vjeç dhe M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborret e banesave të tyre u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Evidentohen dhe goditen tre raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 32 vjeç, I. A., 62 vjeç dhe M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborret e banesave të tyre u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA