“Rrëfimi” i Gjuric/ Në Washington, edhe tema politike

03/09/2020 16:57

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric është shprehur se delegacioni i Serbisë në bisedimet me Kosovën në Washington, është i hapur për një bisedë konstruktive dhe se do të mbrojë “interesat serbe”.

Gjuric, i cili është pjesë e delegacionit, u tha gazetarëve se do të paraqesin atje një axhendë të bashkëpunimit ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila sipas tij mund të ndryshojë plotësisht llojin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Por përpos kësaj, zyrtari i lartë serb e pohoi se pret që në takimin në Shtëpinë e Bardhë, në tryezën e bisedimeve të vihen edhe tema të vështira politike.

“Nëse kjo ndodh, atëherë të gjithë ata që kanë ndjekur politikën serbe gjatë tetë viteve të fundit, mund ta dinë se përgjigja e shtetit serb ndaj propozimeve konstruktive do të jetë me përgjegjësi. Por ne do të jemi gjithmonë të gatshëm, kur është e nevojshme, të refuzojmë atë që nuk është në interes të Serbisë”, u shpreh ai.

Në Shtëpinë e Bardhë  pritet të takohen sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Paraprakisht ishte bërë e ditur se diskutimet mes këtyre dy shteteve do të zhvilloheshin në 4 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA