Megjithëse i vodhi të dashurën, filozofi francez mohon të birin vetëm pas publikimit të librit

03/09/2020 20:32

Një filozof i respektuar në Francë ka mohuar dje publikisht djalin e tij gjithashtu filozof i njohur, jo sepse më parë ai i kishte marrë të dashurën, por sepse shkroi një libër që e kishte lënë “zemërthyer” dhe “të mbytur në një det mosmirënjohjeje”.

71 vjeçari Jean-Paul Enthoven ka qenë më parë partner i këngëtares, supermodeles dhe ish-zonjës së parë të vendit Carla Bruni, para se ajo ta linte për të birin e tij, Raphaël. Por babai ka reaguar me zemërim ndaj botimit të librit autobiografik të të birit Le Temps gagné (koha e Fituar).

“Nuk më pëlqen që jeta private e njerëzve të hapet në këtë mënyrë në publik … përse të trajtohemi kështu unë dhe njerëzit e mi të dashur duke u bërë objekt i syve grabitqarë denigrimit? Askush nuk ka të drejtë të grisë maskën që na nevojitet, pa asnjë të drejtë e vetëm për qejfin e tyre,” justifikohej Enthoven me të përditshmen Le Figaro.

“Siç thotë dhe Camus, të cilin tim bir e citon shpesh: ‘Një burrë duhet ta përmbajë veten e tij’”, shtonte babai.

Skandali familjar me dy figurave të njohura ka qenë ‘ushqimi’ i mediave gjatë muajve të verës dhe të rihapjes së koronavirusit në Francë.

Revista e njohur Gala e përshkruante librin e ri si “i shkëlqyeshëm … si një plumb në kafkë”, duke thënë se autori “ritregonte tmerrin e fëmijërisë së tij dhe emancipimin e gjatë për largimin nga hija e të atit”.

Jean-Paul Enthoven, i cili sapo ka publikuar edhe ai një roman, thotë se ka ndërprerë çdo lidhje me djalin e tij 46 vjeçar Raphaël, që është komentator i rregullt në mediat e Francës.

“Jam në zi, zemrën e kam të thyer. Është një libër i tmerrshëm për ata si unë, dhe të tjerë që kanë dashur shumë Raphaël, te cilet tashmë e gjejnë veten të mbytur në një oqean mosmirënjohje. Nuk do ta besoja kurrë që jeta ime, ku ai ka luajtur një rol kaq kryesor, do të merrte një kthesë të tillë”, tha ai.

Libri me 500 faqe i Raphaël Enthoven është titulluar sipas motos së babait të tij: “Kurse kohë, duhet të kursesh kohë”, është i vendosur në atë që Le Figaro përshkruan si “qendra socialiste e shampanjës” së Parisit, ku përfshihet personazhe mjaft të njohur.

Mes tyre është dhe Bernard-Henri Lévy – bija e të cilit Justine, ishte e martuar me Raphaël Enthoven para se ai ta linte për të shkuar me të dashurën e babait Bruni, me të cilën ka një djalë.

Bruni, e cila është nga të vetmet që përshkruhet pozitivisht në libër, quhet nga autori “gruaja ideale”. Ajo më vonë u martua me asokohe presidentin francez Nicolas Sarkozy.

FOTO GALERI
1/4
71 vjeçari Jean-Paul Enthoven ka qenë më parë partner i këngëtares, supermodeles Carla Bruni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA