I njëjti fustan por mund ta vishni në 4 mënyra të ndryshme, stilistja që bën “mrekulli” (FOTO)

03/09/2020 14:35

Stilistja Oyinda Akinfenwa nga Nigeria ka marrë vëmendjen e shumë personave, pasi krijon fustane të mrekullueshme të cilat mund të vishen në mënyra të ndryshme për t’iu përshtatur gjendjes suaj shpirtërore apo edhe ambientit ku do shkoni.

Kohët e fundit, ajo postoi në rrjetet sociale një fustan jeshil smerald, i cili mund të stilohet në 4 mënyra. “Kur po përpiqem që të krijoj fustane si ky, ndonjëherë më duhen javë të tëra që të krijoj diçka, por herë të tjera më nevojiten vetëm disa ditë”, ka thënë për “Bored Panda”, Oyinda e cila drejton markën e saj “Janore”.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme dhe me të vërtetë do të ngelni pa fjalë. Kjo për faktin se ju nevojitet vetëm një fustan që të dukeni disa herë ndryshe teksa e vishni. I njëjti fustan mund të vishet në 3 mënyra ose më shumë, e ju gjithmonë do të dukeni elegantë dhe në modë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA