Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i parlamentit Gramzo Ruçi dhe ndodhet në qytetin e Vlorës ditën e sotme për të vendosur kurorat në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Vlora çështjen e kufirit detar me Greqinë, teksa kjo e fundit ka deklaruar se do të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, kreu i qeverisë tha “se nuk do të ketë marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit”.

“Nuk e kam dëgjuar këtë, por jam i bindur që Presidenti e di shumë që ja fut kot sepse po të kishte një marrëveshje patjetër që Presidenti do ishte në dijeni për këtë, ndërkohë që nuk mund të ketë një marrëveshje pa miratimin e Presidentit.

Ndërkohë e përsëris që s’ka asnjë marrëveshje, negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi, janë ndërprerë pa një përfundim dhe me qeverinë e re greke ne nuk kemi filluar negociatat që do të thotë që s’kemi asnjë marrëveshje për momentin. Ngatërresa e një deklarate të kryeministrit grek në parlamentin grek që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë por që ka të bëjnë me konceptin e të drejtës për tu shtrirë në 12 milje aty ku e lejon territori. është kthyer në një karrem për të peshkuar kë mund të peshkojmë por është një histori qesharake dhe njëkohësisht e turpshem. Është një gjë nga hiçi, s’ka si bëhet një marrëveshje kur s’ka firma, kur s’ka vula, s’ka letra, kur ska procedura. Marrëveshja shkon nga grupi negociator në qeveri, nga qeveria tek Presidenti, Presidenti ka thënë do e çoj në gjykate Kushtetuese dhe nga gjykata ratifikohet në Parlament”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA