Ilustrim

Një terrorist i lartë i Shtetit Islamik i arrestuar së fundi nga policia turke po planifikonte të kryente një sulm mbi Xhaminë e Madhe të Shën Sofias dhe të shënjestronte politikanë, krerë të organizatave joqeveritare dhe figura të tjera të njohura në Turqi sipas mediave atje.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu njoftoi se Mahmut Özden, i njohur ndryshe si Abu Hamzi apo dhe si “ emiri turk” i ISIS-it, u arrestua gjatë një operacioni anti-terrorist në provincën jugore të Adanës.”

Özden ka qenë në paraburgim që prej 20 gushtit. Ai thuhet të ketë bërë disa rrëfime gjatë marrjes në pyetje, por më e rëndësishmja ishte që hetuesit arritën të konfiskonin një sërë materialesh të rëndësishme dixhitale.

Sipas ministrit Soylu, këto materiale përfshinin udhëzime nga terroristët e ISIS në Irak dhe Siri, të dhëna mbi strukturën e re të grupit në Turqi, dhe përfshirë synimet e tij për të formuar ekipe prej 10 apo 12 personash të cilët të kryenin sulme. Ministri i brendshëm shtoi se janë ndaluar edhe disa terroristë të tjerë të ISIS-it, të cilët “ po flasin me forcat e rendit”.

Policia deshifroi mesazhet e koduara të dërguara militantëve nga krerët e celulave terroriste në Siri dhe Irak, në të cilat përfshiheshin udhëzime që përmendnin rrëmbime turistësh, prokurorësh e deputetësh, një sulm mbi bazën ajrore të Incirlikut dhe plane të tjera.

 

Top Channel