Roland Goza ndodhet në Shqipëri për një periudhë të shkurtër pas karantinës.
Në janar të këtij viti ai fitoi një ndër Çmimet Kombëtare të Letërsisë me librin me tregime “Për shkak të vajzave nga Parisi”. Karriera e tij ka qenë e gjerë ne botën letërsisë. Fillimisht unë dua të di Z. Gjoza si kanë qenë fillimet. Shkrimet e tua të hershme?
Tirana ka patur një pallat pionerësh. Ne ishim të gjithë të varfër. Ai pallat pionerësh kishte shumë degë. Unë hyra tek porta e madhe dhe në fillim fare ishte letërsia. Unë shkruajta;
“Erdhi pranvera, poshtë në blunë e detit celën lule, kurse lart nëpër fusha lulëzonin peshq”.
U dhanë çmime, ishin libra aty, stilolapsa. Më thanë; çfarë do zgjedhësh? Thashë këtë të Qamil Buxhelit. Jo më thanë, do marrësh Migjenin. Që aty filloi aventura ime me Migjenin.
Fati mori një kthesë në jetën tuaj kur u detyruat të emigroni në Shtet e Bashkuara të Amerikës. A e keni gjetur aty ëndrrën amerikane? Ju pëlqen Amerika?
Amerika më pëlqen shumë. Vitet e para i kisha aq të vështira sikur isha në një ting boksi. Haja grushte nga të dy krahët. Prisja “knockout”- in, por nuk rashë. Atje kam shkruar gati treçerekun e krijimtarisë sime.
Së fundmi si s’ka qenë krijimtaria juaj gjatë kësaj periudhe pandemie, por edhe gjatë karantinës?
Kam përkthyer gati një libër me 500 faqe me poezi amerikane.
Top Channel