14 persona presin të ulen në bankën e të akuzuarve në Francë për sulmin terrorist të përpara pesë viteve ndaj gazetarëve të revistës satirike Charlie Hebdo.
Shumica e personave të akuzuar për bashkëpunim në ngjarjen që ndryshoi vendin do të jenë në sallë, ndërsa tre do të gjykohen në mungesë. Mbi ta rëndon akuza se kanë ndihmuar dy agresorët islamikë të cilët qëlluan për vdekje 12 persona në zyrat e revistës janarin e vitit 2015.
Një militant i tretë vrau një police dhe sulmoi një supermarket hebre. Brenda tre ditëve që terrorizuan vendin, u vranë 17 persona. Këto vrasje shënuan fillimin e një vale sulmesh xhihadiste në Francë, të cilat morën gjithsej 250 jetë. Redaksia e “Charlie Hebdo” u largua nga adresa e mëparshme, sot ajo ndodhet në një vend të paditur për publikun.
Kush kërkon të intervistojë botuesin aktual, Laurent Sourissseau, i njohur si “Riss”, duhet të kalojë tre breza me trupa të sigurisë. Kur vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi më 7 janar 2015 hynë në zyrat e redaksisë së “Charlie Hebdo” dhe vranë aty 11 vetë me kallashnikov, një plumbi goditi në shpatull edhe “Riss”. 53 vjeçari mbijetoi. Tani, revista e shënoi fillimin e gjyqit duke ribotuar karikaturat e diskutueshme të profetit Muhamed që nxitën protesta në disa vende myslimane.
Top Channel