“Barku me rrudha”, fotoja me bikini e Adelina Tahirit shkakton “debat” në rrjet

02/09/2020 13:43

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, është një ndër femrat më të komentuara shqiptare. Dy vite më parë, ajo u bë nënë e një djali që e pagëzoi me emrin Jon.

Këngëtarja e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndan herë pas here foto e video nga përditshmëria e saj.

E gjithmonë kanë rënë në sy linjat perfekte që ka arritur të rikthejë pas lindjes së djalit. Mirëpo, së fundmi një postim që këngëtarja ka bërë në Instagram ka ngjallur debate mes fansave.

Si rrallëherë, Adelina ka postuar një foto, në të cilën nuk ka përdorur filtra duke lënë pamjen natyrale dhe strijat që bien në sy përreth barkut.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel