Stela sapo është kthyer nga shkolla 9 vjeçare Androkli Kostallari. Dy javë para se të fillojë klasën e katërt, ajo do të zhvillojë mësim për temat që nuk ka ndjekur dot online në lëndën e gjuhës shqipe dhe të matematikës.
“Mësova për numrat, tabelën e shumëzimit”, thotë Stela.
Gazetarja: Sa bëjnë 2*2?
“Mmmm nuk e di dhe aq mirë”, thotë Stela.
Megjithatë , jo të gjitha familjet e komunitetit rom kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për të plotësuar njohuritë e munguara gjatë mësimit që u zhvillua online për shkak të situatës së koronavirusit.
Të bindur se 40 orë mësimore për nxënësit e klasave të 1 deri në të 5 nuk zëvendësojnë shkëputjen disa mujore që fëmijët patën nga bankat e shkollës, fillimisht prej tërmetit e më pas prej sëmundjes infektive, prindërit rom i kanë mbajtur ata në shtëpi, edhe pse e dinë rëndësinë e arsimit.
Ndërsa familjarët e nxënësve te klasave nga e 6 dhe lart vënë në pikëpyetje vijimin e shkollës, për sa kohë mendojnë ata , fëmijët e tyre do të ndihen të pabarabartë me të tjerët në procesin mësimor.
Top Channel