Rama mbërrin në Elbasan, sot mbahet mbledhje informale me Grupin Parlamentar të PS

01/09/2020 15:41

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur në Elbasan, ku mazhoranca socialiste mbledh grupin e saj parlamentar dhe drejtuesit partiakë.

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste mbledh grupin e saj kuvendor. Mbledhja që zhvillohet sot në orën 16:00 në Elbasan do shënojë ndezjen e motorëve të përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme politike. Grupi socialiste vendos sot datën e mbledhjes së Asamblesë së re Kombëtare e dalë nga Kongresi i fund-shkurtit.

Asambleja Kombëtare do të votojë kryesinë e re të PS-së, e cila do ketë përgjegjësinë e organizimit partiak të zgjedhjeve. Po ashtu, pritet që deputetëve t’u jepen porosi konkrete mbi nisjen e fushatës zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA