Konflikti me Turqinë; Franca do të furnizojë Greqinë me 18 avionë Rafale nën kosto

01/09/2020 18:49

Franca dhje Greqia raportohet se kanë rënë dakord sot për shitjen e 18 gjuajtësve Rafale me dy motorë për forcat ajrore greke, me qëllim përforcimin e pozitave të kësaj të fundit në konfrontimet me Turqinë fqinje.

Greqia aktualisht zotëron gjuajtës amerikanë F-16 të brezit të parafundit, modelet Mirage 2000 dhe avionët më të lehtë F-4E, ndërsa kishte shprehur interesin me SHBA për blerjen e gjuajtësve të fundit anti-radar F-35, dhe përmirësim të F-16-ave.

Por gjuajtësit francezë Rafale mund të sillen në Greqi shumë më shpejt se F-35, teksa Franca ka më shumë interes në rritjen e mbrojtjes greke dhe gjithashtu po jep mbështetje me flotën e saj detare në Egje.

Mes uljeve stimuluese të Francës për Greqinë janë dhënia e tetë prej avionëve falas dhe furnizimi i menjëhershëm i dërgesës së Rafale nga inventari i forcave të veta ajrore. Forcat ajrore greke përdorin gjuajtësin francez Mirage 2000, që është pararendësi direkt i Rafale dhe përdor armë dhe infrastrukturë të njëjtë mirëmbajtjeje me të.

Nga ana tjetër Turqia ka flotën më të madhe në botë të gjuajtësve amerikanë F-16 përveç SHBA, si dhe disa modele të tjera përsëri amerikane gjuajtësish.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel