9 kadetë shqiptarë diplomohen në Turqi, Xhaçka: Do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura
01/09/2020 11:35
Nëntë kadetë shqiptarë janë diplomuar në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar lajmin dhe fotot e 9 kadetëve, duke theksuar se ata do të rikthehen që të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare.
Postimi i plotë i Xhaçkës:
“9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore, do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste!”.
Top Channel