“Vetëvendosja e sheh si një figurë të parëndësishme”/ Osmani “sulmon” Kurtin: Ai do president që s’mban qëndrime 15/08 14:25
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi sot se Kosova ka nevojë për menaxhim të mirë e profesional dhe për një qeveri të re kredibile.
Ai gjatë një takimi me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando, ka ritheksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që sipas tij do të nxirrnin një qeveri legjitime dhe e cila do të ketë besueshmërinë qytetare për të udhëhequr me vendin.
Në takim u fol edhe për bisedimet e paralajmëruara në Uashington mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e SHBA-së, situatën politike në vend dhe gjendja me pandeminë COVID-19.
Top Channel