Ndeshja Tirana-Teuta për Superkupën e Shqipërisë përfundoi 1-2 duke bërë kështu që Teuta të fitojë për herë të parë këtë trofe në historinë e saj.

Të dy golat janë shënuar nga Rubin Hebaj në minutën e 22 dhe 34. Ndërsa Tirana shënoi në pjesën e dytë me Julian Vrapin në minutën e 75.

Skuadra e Edi Martini luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Renato Arapi.

Arapi ndërhyri me sparkatë ndaj Torasës. Më pas ndaj tij ndërhyri edhe Kale. Dy futbollistët debatuan, kurse arbitri Jorgji akordoi kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e Teutës.

Në fund festa ishte për durrsakët, që pas Kupës arrijnë të fitojnë edhe Superkupën e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA