“S’është i gatshëm për të udhëhequr”/ Dhuna në Portland, përplasen ashpër Trump dhe Biden

31/08/2020 11:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, u përplasën rreth dhunës që ka shpërthyer në protestat në Portland të Oregonit.

Trump e fajësoi kryebashkiakun demokrat të Portlandit, Ted Wheeler, se ka lejuar “vdekjen dhe shkatërrimin e qytetit të tij”. Biden tha se presidenti është “inkurajues i pamatur i dhunës”. Të shtunën në Portland, një përkrahës i Trumpit  u qëllua për vdekje, ndërsa në qytet simpatizantë të tij u përleshën me protestues të lëvizjes “Jetët e afrikano-amerikanëve vlejnë”.

Portland është kthyer në vatër të rëndësishme të protestave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, që kur afrikano-amerikani George Floyd ndërroi jetë gjatë arrestimit nga policia, në 25 maj, në Mineapolis. Vrasja e tij ka shkaktuar një valë të zemërimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Në një seri postimesh në Twitter, Trump tha se “Portlandi nuk do të shërohet kurrë me një kryebashkiak budalla” dhe sugjeroi dërgimin e forcave federale në qytet. Ai po ashtu tha se Biden “nuk s’”. Biden u përgjigj përmes një deklarate se Trump “mund të besojë se postimet në Twitter për rendin dhe ligjin e bëjnë atë të fortë, por dështimi për t’iu bërë thirrje mbështetësve të tij që të ndalojnë së kërkuari konflikt, tregon se sa i dobët është”.

Më herët, ushtruesi i detyrës së sekretarit për siguri kombëtare, Chad old, tha se zyrtarët demokratë në Portland kanë lejuar zhvillimin e “kaosit” dhe shtoi se “të gjitha opsionet për zgjidhjen e situatës janë në tryezë”.

Top Channel