Kjo e hënë shënoi edhe fazën e dyte të procesit te përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Komisioni i cili po shqyrton kandidatët do të ketë një tjetër kriter  vlerësues  për ish deputetët, ndër më kryesorët rezultatet  e marra në zgjedhje. 

“Kanë disa kritere, qoftë formale, qoftë dhe të thelluara,  por edhe informacione  të tjera që anëtarët e komisionit quajnë të nevojshme të domosdoshme për të pyetur qoftë vetë kandidaturat emër për emër apo strukture e PD.”

Ndryshe nga sa ndodhi me ish deputet, Jozefina Topallit i mbërriti pak dite më parë një formular vetëdeklarimi. Enriketa Papa pjesë e  komisionit te përzgjedhjes së kandidatëve konfirmon  se ish nënkryetarja demokrate  sipas udhëzimit  të partisë duhet te ishte e përjashtuar nga ky detyrim falë statusit të ish deputetes

“Nuk e di se ca ka marrë në postën elektronike  apo më njoftime në telefon zonja Topalli, por në dijeninë time është fakti se e gjithë pjesa e përfaqësuesve politike të PD në 10  vitet e fundit janë përjashtuar nga ky formular 30 faqesh. Jo vetëm zonja Topalli por të gjithë ata persona që kanë deklaruar se nuk duan të jenë pjesë e listave të ardhshme është e kuptueshme e ata s’do jenë pjesë e shqyrtimin tonë ne nuk marrim njeri me zor”

Në fazën e dytë Komisioni i vlerësimit do të nisë me shqyrtimin e formularëve të vetëdeklarimit të dërguar 946 emrave ndërkohë në mes të shtatorit nga ky proces pritet te përzgjidhen rreth 300 kandidatura të cilat  do i shkojnë sërish anëtarësisë për votim final.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA