Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin një mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 27ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por mundësitë për reshje janë të pakta. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 24ºC në 33ºC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA