Koronavirusi/ Brazili, Meksika dhe India shënojnë qindra viktima brenda 24 orëve

31/08/2020 13:42

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 366 vdekje, në Meksikë 339 ndërsa në Indi 971.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 16.158 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.862.311 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 120.828 me 366 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 803.404 raste dhe 29.978 vdekje nga COVID-19. Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.031.559.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 339 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 64.158 Ndërkaq, me 4.129 raste të reja numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 595.841. Deri më tani, në vend janë shëruar 412.580 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 78.512 raste të reja, duke e rritur në 3.621.245 numrin e të infektuarve ndërsa me 971 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 64.469. Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.774.801.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Top Channel