Kohë pandemie/ Covid-19 në Meksikë, muzikë nga kamioni

31/08/2020 13:25

Një grup jazz-i i cili interpretonte në një restorant që u mbyll për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk ka hequr dorë nga performanca e vet, por ka zgjedhur ta vazhdojë në një mënyrë mjaft origjinale.

Pjesëtarët e tij kanë marrë një kamionçinë dhe me të shkojnë lagje më lagje, duke bërë muzikë e duke ruajtur njëkohësisht distancimin social. “Xhaz mbi rrota” është motoja e tyre, dhe njerëzit duket se argëtohen shumë.

“Menduam se çfarë mund të bënim, si ta kthenim situatën ne favorin tone në një mënyrë që të mos na penalizonte kaq fort, dhe të bënim atë që kemi bërë gjithmonë, të kombinonim muzikën me gastronominë”, shprehet Celin Aguilar, themelues i grupit.

Pranë tyre, shërbehet ushqim; një kombinim perfekt për ata që adhurojnë restorantin me muzikë live në sfond.

“Kam përshtypjen se të gjithë e kanë zbuluar tashmë se dhe pandemia bëhet më e durueshme kur dëgjon muzike, ndaj kjo që ne bëjmë ka një rëndësi të madhe jo vetëm emocionale, por edhe sociale dhe ekonomike”, shton Aguilar.

Top Channel