Fotot/ Momente paniku, balona ngre disa metra në ajër një 3-vjeçare

31/08/2020 10:14

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Taiwan të dielën e 30 gushtit. Në festivalin e përvitshëm të balonave, në Hsinchu, Taiwan një vajzë vetëm 3 -vjeçe ka ‘fluturuar’ në ajër pasi ishte kapur në bishtin e një balone.

Për disa çaste e gjithë turma e njerëzve shpërthyen në britma për vogëlushen që rrotullohej në ajër.

Fatmirësisht 3-vjeçarja u rikthye shëndosh e mirë në tokë pasi era u ngadalësua, megjithëse paniku ishte i madh. Në pamjet e publikuar anë rrjet, shihet një i ri që hidhet dhe kap vajzën e vogël sapo ajo afrohet afër tokës.

Ju ftojmë të ndiqni galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel