Diplomati britanik ishte zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia e tij më 6 maj të këtij viti.
Policia njoftoi sot se kishte gjetur një trup dy milje nga shtëpia e tij në Bentley, afër Alton, Hants.
Një zëdhënës i Hampshire Constabulary tha se oficerët që hetojnë zhdukjen e Richard Morris nga Bentley, kanë gjetur sot një trup të pajetë në Alice Holt Forest.
“Identifikimi zyrtar ende nuk është bërë, por familja e 52-vjeçarit është njoftuar. Ata po mbështeten nga oficerë specialistë. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe do të përgatitet një dosje për forensikën”, tha ai.
Richard Morris duhej të merrte pozitën e komisionarit të lartë britanik në Fixhi në korrik. Ai ishte ambasador në Nepali midis 2015 dhe nëntor 2019 dhe shoqëroi Dukën e Sussex në një turne në vend në vitin 2016.
Morris mori postin e tij në Nepal gjashtë muaj pas tërmetit që shkatërroi shumë pjesë të vendit dhe mori rreth 9,000 jetë. Ai kishte qenë më parë shef i departamentit të Paqësorit në Zyrën e Jashtme dhe të Komonueltit dhe kishte poste të larta diplomatike, përfshirë Australinë dhe Meksikën.
Morris u martua me gruan e tij Alison në vitin 1992 dhe ata kanë një vajzë dhe dy djem. Në kohën e lirë, Morris kënaqej me vrapimin në distanca të gjata, lexim, udhëtime, muzikë dhe kalimin e kohës me familjen e tij.
Ai është gjithashtu një bashkëpunëtor i Chartered Institute of Marketing (FCIM) dhe i Shoqërisë Mbretërore për Artet, Prodhimin dhe Tregtinë (FRSA).
Top Channel