Mallakastër, i vë flakën zonës duke vjedhur/ Merrte energji elektrike nga një pus nafte, shkëndija djeg ullinjtë
30/08/2020 11:41
Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në Mallakastër pasi vidhte energji elektrike, çfarë ka shkaktuar zjarr duke djegur ullinj e pemë frutorë.
Bëhet fjalë për A. V., 43 vjeç banues në Visok, Mallakastër.
Ky shtetas merrte energji elektrike në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok dhe për pasojë në kabllin që vidhte energji ka ndodhur një shkëndije elektrike duke shkaktuar zjarr. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqje e madhe me shkurre dhe ullinj dhe pemë frutorë në pronësi të shtetasit M. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Top Channel