Sot do të bëjmë një rrugë të gjatë, do të shkojmë drejt bjeshkëve të Tropojës.
Afërsisht grupit të xhirimit të Top Channel-it nga Tirana iu deshën 7 orë rrugë për të mbërritur në destinacion.
Në mesin e kësaj madhështie kjo tokë e bekuar prodhon frutin e magjisë… Boronicën.
Familjet që jetojnë atje na thanë që në mesin e korrikut pati reshje dëbore, moti jo i mirë sipas tyre dëmtoi boronicën.
GAZETARJA: Valbonë sa boronica ke mbledhur sot?
4 kilogram. Si vjet ka pak, pasi bora i ka prish prandaj është kaq dobët.
Boronica është frut tepër delikat për këtë arsye ajo mblidhet me dorë.
GAZETARJA: Është e lodhshme boronica për tu vjelë?
Është pak lodhje të rrish gjithë ditën i mbështjellë ka pak lodhje.
GAZETARJA: Sa kohë ke që vjel boronica?
Për këtë vit një javë.
GAZETARJA: Një javë e bëni krahasimin e duarve. Me paratë që siguron nga boronica çbën?
Heq shpenzimet e mia.
Transporti i boronicës për të mbërritur në pikën më të afër të grumbullimit bëhet me kuaj.
“Erdha nga Sjapica, merrna me boronicën. Familja grumbullon, por unë ia mbledh edhe tjerëve dhe i sjellë këtu në pikën më të afërt. Kam 50 vjet që merrem me boronicën. Familja ime të ardhurat i siguron nga boronica dhe bagëtia. Shyqyr që i kemi”.
Boronica e Tropojës kërkohet nga e gjithë bota.
“Boronica e Tropojës shkon deri në Amerikë. Boronica përveç se e thatë përdoret edhe e freskët për industrinë për lëngje të ndryshme në Itali, Hollandë, dhe Gjermani”, thotë Ardian Citozi.
Boronicën e Tropojës që e shijon e gjithë bota, kësaj here ne e gjetëm 2 mijë metra mbi nivelin e detit. Banorët e Tropojës thonë që janë me fat që 1 mije e 100 ha tokë i kanë me frutin e magjisë.
Top Channel