3 shtetas të tjerë janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., nag Shkodra janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volksëagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Qarku Korçë

Vijon operacioni i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:​

L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA