SHBA, kalohet pragu i 5,9 milionë rasteve me COVID-19

29/08/2020 18:01

Rastet me koronavirus në SHBA kanë kaluar pragun e 5,9 milionëve, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 44 231 infektime të reja.

Kjo shifër e çon në bilancin total që prej fillimit të pandemisë në 5 917 439 raste me COVID-19.

“Në të njëjtën kohë 800 të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar bilancin total në të paktën 181 773 të vdekur nga COVID-19”, sipas të njëjtit burim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA